Shehi: Basha të tregojë me sinqeritet të kujt janë paratë, gabimi i Berishës

21 Shtator 2022 | 21:52

Deputeti Dashamir Shehi, teksa ka folur për lobimin rus në PD në vitin 2017, ka theksuar se ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, duhet të tregojë me sinqeritet se të kujt janë paratë.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania është shprehur se paratë nuk janë ruse ndërsa tregoi dhe gabimet që po bën pala tjetër që është në krah të kreut të PD-së Sali Berisha.

“Basha ka bërë një sërë gabimesh në këtë mes. Njëherë që s’ka treguar paratë nga janë gjetur, e dyta pse i ka nisur. E quaj gabim se pse Amerika pranon këto paratë e fukarenjve. Ju drejtova Bashës që të tregojë me sinqeritet se kujt janë paratë. Jam shumë i sigurt se nuk janë para ruse. Këto janë përralla.

Këto janë gabimet e Bashës. Por gabimet e grupit anti-Basha që deri dje i lustronin këpucët. I janë turrur duke i thënë spiunë i rusëve. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo gjuhë e shfrenuar është shumë e gabuar për opozitën. Rrëshqet në një lloj bataku që nuk rikuperohet më imazhi. Basha ndoshta s’ka gabuar vetëm”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026