Berisha përplaset me Ballukun dhe Ballën në Kuvend | 5 zhvillime
- Berisha-Ballukut: Ç’lidhje keni me largimin e Nanos? Nikolla i heq mikrofonin
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu drejtua Belinda Ballukut duke e akuzuar se në 20 minuta fjalim ishte duke gënjyer.
Ai e pyeti ministren se çfarë lidhje ka me largimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
“Fol pak këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës, na fol pak për mullar pallatin. Pallat 8 katësh dhe flet këtu për mister”, u shpreh Berisha.
Lexoni për më shumë: Berisha-Ballukut: Ç’lidhje keni me largimin e Nanos? Nikolla i heq mikrofonin

- ‘Synohej fshirja e të gjitha të dhënave’, Balluku: Sulmi ndaj nesh i paprecedentë
Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se Shqipëria po përballet me një sulm kibernetik të paprecedentë dhe të sponsorizuar.
Balluku sqaroi se sulmi kishte për qëllim fshirjen e të gjitha të dhënave në sistem. Ajo vlerësoi deputetin demokrat Ervin Salinji i cili sipas saj ofroi bashkëpunimin përballë situatës me të cilën përballet vendi.
Lexoni për më shumë: ‘Synohej fshirja e të gjitha të dhënave’, Balluku: Sulmi ndaj nesh i paprecedentë
- Balla fyen opozitën në Kuvend: Berisha një pisëllëk, nuk krahasoheni me ne
Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka fyer opozitën gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Ai e quajti kreun e PD-së një pisëllëk që nuk krahasohet dot me PS-në.
Balla e quajti provokim uljen e Berishës sot në Kuvend në karriget e socialistëve.
Lexoni për më shumë: Balla fyen opozitën në Kuvend: Berisha një pisëllëk, nuk krahasoheni me ne
- Jeta e panjohur e Vis Martinajt, si u bë 40-vjeçari nga Burreli ‘mbret i lotove’
Prej më shumë se 40 ditësh, mbreti i lojërave të fatit, Vis Martinaj është zhdukur.
Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet mbreti i lojërave të fatit dhe akuzoi prokurorinë se nuk po vepron.
Lexoni për më shumë: Jeta e panjohur e Vis Martinajt, si u bë 40-vjeçari nga Burreli ‘mbret i lotove’
- AMP për Euronews Albania: ‘Plumbi i artë’ nuk u dekonspirua
Hetimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore nuk ka zbuluar efektivë të dyshuar për dekonspirim në operacionin “Plumbi i artë” ku 13 persona nuk u arrit të arrestoheshin, mes tyre edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj.
Operacioni i SPAK për arrestimin e disa bosëve të krimit që u inkriminuan nga dëshmia e Nuredin Dumanit nuk është dekonspiruar, të paktën jo nga punonjës policie. Në këtë përfundim ka arritur agjencia e mbikëqyrjes policore, e cila përmes një kërkesë për informim bën me dije Euronews Albanian se ka kryer një inspektim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Lexoni për më shumë: AMP për Euronews Albania: ‘Plumbi i artë’ nuk u dekonspirua
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut