Balla shpjegon pse u tërhoq PS nga ligji për “non gratat”

22 Shtator 2022 | 21:37

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, ka shpjeguar se përse Partia Socialiste u tërhoq nga ligji për ‘non gratën”.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balla tha se është një çështje që duhet të vlerësohet në aspektin e përmbajtjes sipas Kushtetutës.

“Është një diskutim që është bërë para dy vitesh. Propozimi i parë konkret ka ardhur nga Oerd Bylykbashi, diku nga janari i vitit 2021, që lidhej me rastin e një deputeti tjetër të Kuvendit të Shqipërisë në atë kohë. Që në atë kohë përgjigja ime ka qenë që kjo çështje të vlerësohet në aspektin e përmbajtjes në marrëdhënie me Kushtetutën.

Kemi një mundësi që në formularin e dekriminalizimit të deklarohet që je i shpallur “non nrata” nga një shtet. Një është humbja e menjëhershme e mandatit. Kur kemi dakordësuar të ashtquajturin dekriminalizim një pjesë e juristëve nuk ka qenë dakord. Unë për këtë çështje nuk jam tërhequr dhe nuk do të tërhiqem kurrë. Ekspertët thonë se kjo çështje ha diskutim”- u shpreh ai.

Erla Mëhilli: Keni frikë se mund të penalizohen dhe njerëz në radhët tuaja?

“Instrumenti që kanë zgjedhur SHBA, janë instrumente që rezultojnë të jenë efikas në identifikimin dhe drejtimin e gishtit drejt personave të caktuar”- theksoi Balla.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026