Tahiri: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është çelësi për paqen në Ballkan
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri , thotë se dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazën finale.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, është shprehur normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një çelës për paqen në Ballkan.
“Është e vërtetët që faktori ndërkom bëtare ka vendosur që ky dialog të mos mbetet vetëm në dorën e dy palëve sepse në Ballakn përvoja e thotë se nga brenda nuk vijnë zgjidhjet. Duhet të ketë ndërhyrje nga jashtë. Ka qenë koha që ky dialog të të shkojë dejt marrëveshjes finale. Ka pasur pa nevojë humbje kohe në çështje teknike. Qeveria e Kosovës dhe Kurti kanë preferuar të merren me gjëra. Kurti ka qenë kundër dialogut dhe tashmë e ka të vështirë të shkojë në opinion për të dhënë shpjegime. Faktori ndërkombëtar e ka mbajtur qeverinë e Kosovës mjaft të izoluar. Dialogu ka hyrë në fazën finale, është në nivelin politik pavarësisht se nuk ka deklarime.
Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një çelës për paqen në Ballkan. Mendoj se sa më shpejtë që të arrihet marrëveshja finale do të kemi një stabilitet edhe në rajon dhe më gjerë. Nuk është normale që gjërat po shkojnë jashtë syve të opinionit, por do vij momenti që gjërat do thuhen”-theksoi diplomatja.
Ndër të tjera ajo ka pasur edhe një mesazh për qeverinë Kurti në lidhje me procesin e dialogut.
“Mesazhi im për qeverinë është të përgatitet dhe të krijojë ekipe në kuadër të një bashkëpunimi të gjerë pozitë-opozitë në mënyrë që të kenë legjitimitet të brendshëm kur të merren vendimet”- tha Edita Tahiri.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur