Ukrainasit në radhë për bukë, fshatrat pa ushqim dhe pa energji elektrike
Toka e famshme bujqësore e Ukrainës duhet të shërbejë si shportë buke për botën, por pas muajsh të tërë luftë, bollëku i ka lënë vendin urisë në shumë fshatra.
Lebjazhe, 51 km në jug-lindje të Kharkivit, ka qenë prej muajsh në vijën e parë të konfliktit derisa u çlirua nga kundërofensiva ukrainase.
Banorët e tij kanë jetuar në frikë. Tani ata jetojnë në mungesë të lëndëve bazë dhe mbajnë radhë për ushqim.
Galina, 75 vjeçe, është një prej tyre. Mes lotëve, ajo tregon se si ka qenë jetesa nën shiun e bombave dhe me urinë.
“Në fillim nuk kishim asgjë. Dyqanet ishin të mbyllura, s’kishim ushqim. Tani jam vetëm 33 kile. Është tragjike, ata shkatërruan gjithë fshatin. Ai ishte shumë i bukur, por tani është i shkatërruar,” – tha Galina Mykhailivna, banore e fshatit Lebjazhe.
Çdo kuti me ndihma, që ka logon e Programit Botëror të OKB-së për Ushqimin, përmban 12 kg ushqime bazë si vaj, oriz, miell, fasule dhe mish në konservë. Ushqimi po vjen, por teksa dimri afron, fshati ka mbetur pa energji.
“Kemi 6 muaj pa elektricitet dhe tre muaj pa gaz, por do t’ia dalim në njëfarë mënyre,” – u shpreh Lyubov Polushkyna, një tjetër banor.
Përpara luftës, Lebjazhe ishte një fshat i qetë me fusha të gjera me luledielli. Gjithashtu, çdo shtëpi kishte kopshtin e saj me perime dhe një fermë kafshësh.
Qytetarët ndihmojnë njëri-tjetrin të mbajnë kutitë e rënda. Disa i transportojnë me karroca dore, të tjerë me biçikleta. Bashkimi sjell gëzim. Është një shans që fqinjët të përshëndeten dhe të harrojnë për një moment problemet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng