Ushtarët derë më derë për vota, referendumi në rajonet ukrainase

24 Shtator 2022 | 11:29

Ushtarë të armatosur po shkojnë derë më derë në shtëpitë e qytetarëve ukrainas për të mbledhur votat për referendumin i cili synon t’i bashkojë me Rusinë.

Procesi i votimit nisi ditën e djeshme në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson e përfundon në 27 shtator.

Sipas mediave shtetërore ruse, votimi derë më derë po kryhet për arsye sigurie.

Por edhe në qendrat e votimit është parë prezencë e ushtarëve  të armatosur por edhe e flamurit rus.

Në Kherson, gardistët rusë qëndruan me një kuti votimi në mes të qytetit për të mbledhur votat e njerëzve.

Prania e njerëzve të armatosur me kutitë e votimit bie ndesh me këmbënguljen e Moskës se ky është një proces i lirë ose i drejtë.

Ekspertët thonë se referendumet e vetëshpallura, , do t’i lejojnë Rusisë të pretendojë – në mënyrë të paligjshme – se katër rajone e  Ukrainës janë pjesë e saj .  Moska mund të ankesojë 15% të territorit Ukrainas.

“Referendumi  nuk do të njihet ndërkombëtarisht, por mund të çojë në pretendimin e Rusisë se territori i saj është nën sulm nga armët perëndimore që kanë furnizuar Ukrainën, çka mund të përshkallëzojë më tej luftën.

Shtetet perëndimore, SHBA janë shprehur me forcë se nuk do të njohin rezultatin duke theksuar se ky referendum është i paligjshëm. Uashingtoni dhe BE kanë paralajmëruar të tjera sanksione kundrejt Moskës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024