Rama thirrje Asamblesë së OKB-së për sigurinë kibernetike: Të parandalojmë sulmet
Kryeministri Edi Rama, i bëri thirrje Asamblenë së Përgjithshme të OKB-së që të përqendrojë vëmendjen te siguria kibernetike për të parandaluar sulmet.
Në fjalën e tij Rama, tregoi rastin e sulmeve kibernetike nga Irani ndaj Shqipërisë, në korrik dhe pak javë më parë.
“Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazira do të doja ti kërkoja asamblesë të përqendronte vëmendjen te siguria kibernetike. Bota sot është e pandarë me teknologjinë. Shqipëria pësoi një sulm me qellim vjedhjen e të dhënave dhe paralizim të sistemeve në korrik. Një hetim i kryer me ekspertizën më të mirë ka konfirmuar se sulmi ishte një agresion i orkestruar nga Irani”-u shpreh Rama.
Rama theksoi se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike e Shqipërisë me Iranin ishte e vetmja zgjidhje.
“Qeveria nuk pati zgjedhje tjetër por vetëm të ndërpriste marrëdhëniet me Iranin. Shpresojmë që kjo masë ekstreme e detyruar të jetë shembull dhe parandalues për këdo që mbështet dhe sponsorizon veprime të tilla të neveritshme kundër shteteve sovrane. Ne i bëjmë thirrje OKB-së të përqendrohet më seriozisht për sigurinë kibernetike për të ndihmuar në parandalim”-nënvizoi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama në OKB: Mobilizimi i pjesshëm nga Moska do turpërojë më shumë Rusinë
- Pse Irani shënjestroi Shqipërinë me sulmet kibernetike? Përgjigjet Rama
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut