Si u zhdukën “dosjet e nxehta” të ish-Sigurimit të Shtetit? Flet Genta Sula
Genta Sula, drejtore e Autoritetit të Dosjeve tha në një intervistë për “Now” me Erla Mëhillin se një ndër shqetësimet kryesore të publikut është pikërisht sa dosje mungojnë.
“Unë them se ajo që dihet është që janë bërë asgjësime gjatë gjithë kohës, si në çdo arkivë, jo çdo gjë mbahet. Janë mbajtur arkiva për dy qëllime, së pari për rëndësi historike, e dyta për rëndësi operative”, u shpreh Sula.
Ajo tha se janë asgjësuar gjatë ndërrimit të sistemeve dosjet e atyre personave që i përkisnin krimeve politike dhe nuk u quajtën më krime politike.
Megjithatë, Sula bëri me dije se ka 2.2 kilometra materiale që mundësojnë realizimin e ligjit, pra njerëzit informohen për çfarë ka dhe çfarë jo.
Sipas saj, informacionet në dispozicion tregojnë dhe mënyrën se si ka funksionuar Sigurimi i Shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë