‘Ndihem si dele e zezë’, Vuçiç: BE-ja të përfshijë Ballkanin në planin e saj
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i kërkoi presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, që Bashkimi Evropian të përfshijë edhe vendet e Ballkanit në planin e saj në lidhje me furnizimet me gaz.
Deklaratën, Vuçiç e bëri në Sofje, gjatë ceremonisë së hapjes së interkonjeksionit të gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë, ku mbajti një fjalim të shkurtër, shkruan Euronews Serbia.
Vuçiç përdori ironi, ku tha se ndihet si ‘dele e zezë’ nën shoqërinë e miqeve evropianë.
“”Unë besoj se do të kemi një dimër dhe vjeshtë të vështirë, edhe më të vështirë se sa tha këtu presidentja von der Leyen. Kam pasur një dilemë para se të vija këtu, sesi do të sillej me mua, por ajo ishte shumë e sjellshme.
Ndihem pak si një ‘dele e zezë’ këtu në shoqërinë e miqve dhe duhet ta falënderoj edhe pse nuk dua t’i bëj lajka. Ne do t’ju jemi shumë mirënjohës, mirënjohës ndaj Bashkimit Evropian dhe siç ka thënë tashmë dikush për Azerbajxhanin, miqtë e vërtetë e njohin njëri-tjetrin në telashe.”, u shpreh ai.
Vuçiç nënvizoi se projekti i interkonjeksionit të gazit është i rëndësishëm edhe për Serbinë, pasi vendi ka filluar ndërtimin e interkonjeksionit ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë, i cili duhet të përfundojë në vitin 2023.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë