Partia e Lirisë: Meta s’është ndaluar për Kongresin e Partisë Socialiste Europiane
Zyrtarë të Partisë së Lirisë kanë mohuar për Euronews Albania lajmin që qarkulloi në media se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane.
“Lajmi nuk është i vërtetë”, thuhet nga Partia e Lirisë, pas e-mial që qarkulloi më media, ku shfaqej një përgjigje negative nga ana e Partisë Socialiste Europiane për Metën.
Ndërkohë në një reagim për mediat, Partia e Lirisë sqaron se Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë.
“Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, një media e kapur dhe në shërbim 24/24 të propagandës së fëlliqur të Qeverisë, dezinformon hapur duke gënjyer ditën për diell lexuesit, me një mashtrim kaq të trashë. Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri!”, thuhet në reagim.
Partia e Lirisë nënvizon se e-mail që pretendohet se ka ardhur përgjigja nga partia europiane, “nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”.
“Asnjë surprizë nga një portal i ulur në gjunjë para Edi Ramës, i financuar nga paratë që qelben erë incenerator, mafie vendase dhe italiane! Dhe nëse ky “Fake News” nuk është produkt i tyre le të tregojnë emrin e “gjermanit” që ja u ka servirur, i cili me siguri duhet të jetë ndonjë nga ata qejflinjtë e eurove që financohen me fondet e kartelit Sinaloa! Edhe shtyllës së turpit do t’i vinte ndot të publikonte një gënjeshtër kaq të pështirë. Ndaj këtë “Fake News” merreni, bëjeni shuk dhe futjani Edvinit dhe Taos atje ku u shijon më shumë! Dhe mos harroni: Refuzoni të ndotni sytë duke lexuar të tilla portale të mbushura me gënjeshtra!”, thuhet më tej në reagim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq