Menaxhimi i amfiteatrit të Durrësit, Zhupa: Plani parashikon koncesion 15 vjeçar

9 Tetor 2022 | 19:42

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar sërish në lidhje me planin e menaxhimit të amfiteatrit të Durrësit.

Përmes një deklarate nga qyteti i Durrësit, Zhupa deklaroi se zona të gjitha arkeologjike, duke nisur nga Amfiteatri i Durrësit, banjat romake dhe forumi bizantin parashikohet që në planin e ri të Ministrisë së Kulturës që të jepen me koncesion.

“Ne kemi bërë një betejë për trashëgiminë kulturore, duke u nisur që nga koncensioni i Butrintit, por mesa duket ai nuk do të jetë koncensioni i vetëm.  Por mesa duket ai nuk do të jetë koncesioni i vetëm. Kjo perlë, Amfiteatri i Durrësit banjat romake, forumi bizantin parashikohen në planin e ri të menaxhimit të Ministrisë së Kulturës bashkë më ADF-n të jepen më koncesion.

Me siguri përfituesi do të jetë i njëjtë më Butrintin por, edhe në qoftë i ndryshëm parimi është i njëllojtë, do ti jepet një privati”- tha Zhupa.

Deputetja Zhupa tha se edhe plani për zhvendosjen e banorëve që kanë shtëpitë e tyre pranë objekteve arkeologjike nuk ka transparencë dhe banorët nuk kanë marrë asnjë informacion.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026