50-vjetori i Akademisë së Shkencave, Rama: I vetmi në sallë që s’kam titull shkencor
Këtë të hënë po zhvillohet në Kuvend një konferencë në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.
I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij nënvizoi se është i vetmi në sallë që nuk ka asnjë titull shkencor.
“Më lejoni t’ju drejtohem me disa fjalë si i vetmi në këtë sallë pa asnjë titull shkencor”, u shpreh Rama.
Rama nënvizoi më tej se falë Akademisë së Shkencave, ne kemi sot një gjuhë të unifikuar.
“Një institucion që përfaqësoi dhe mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe. Nëse sot e kemi një gjuhë të unifikuar dhe një gjuhë të shpëtuar, kjo i detyrohet në radhë të parë akademikëve të asaj kohe dhe asaj Akademie Shkencash që sot është në një proces përpjekje për t’i rikthyer lartësinë dhe vendin që i takon”, tha kreu i qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq