Problemet në telekom, kryeministri Hoti: S’do të lejojmë degradimin e mëtejmë të ndërmarrjes
Situata në Telekomin e Kosovës vazhdon të mbetët problematike, pasi sindikata e pavarur e kësaj ndërmarrjeje publike ka shkëputur marrëdhëniet me Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve, për shkak të pakënaqësive lidhur me veprimet e këtyre të fundit.
Sipas Federatës Sindikale të Pavarur të Postës dhe Telekomit të Kosovës, bordi aktual “është vënë në shërbime të klaneve të caktuara”, në kundërshtim të detyrave të caktuara nga Qeveria.
Ndërsa nga kjo e fundit, sindikalistët kanë kërkuar shkarkimin e këtij bordi dhe caktimin e një bordi të ri të guximshëm e profesional.
“Duke monitoruar nga afër takimin e Bordit të Përkohshëm Drejtues janë vërejtur se: ata janë në shërbim të klaneve të caktuar në dëm të Telekomit dhe NUK janë duke I kryer detyrat që ju janë besuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Federatës Sindikale të Pavarur të Postës dhe Telekomit të Kosovës, nga ky momentet i SHKËPUT të gjitha marrëdhëniet më Bordit të Përkohshëm Drejtues dhe NUK i njeh si Bord të Telekomit, për shkak të veprimeve të papërgjegjshme dhe në dëm të interesave të Telekomit. Federatës Sindikale të Pavarur të Postës dhe Telekomit të Kosovës, kërkon nga Qeveria e Kosovës, shkarkimin e këtij bordit menjëherë dhe caktimin e një Bordi që ka vërtet guxim dhe profesionalizëm me udhëheq Telekomin”
Ndërkohë, është raportuar se dje ka dhënë dorëheqje ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive, Burbuqe Hana. Ndonëse nuk ka informacione zyrtare, burime brenda Telekomit, i kanë thënë Euronews Albania, se Bordi i Përkohshëm menjëherë ka caktuar në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Zeqir Kiqinën.
I shqetësuar me veprimet e Bordit të Përkohshëm të Telekomit është shprehur kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka paralajmëruar “veprime të nevojshme”, për rimëkëmbjen e kësaj ndërmarrjeje në gjendje të rëndë financiare.
“Vërejtjet e ngritura edhe nga Sindikata e Telekomit janë shqetësuese për Qeverinë si aksionar. Qeveria është e vendosur që të mos lejojë degradimin e mëtejmë të kësaj ndërmarrjeje me rëndësi strategjike për vendin. Prandaj, në cilësinë e aksionarit, Qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm institucionalë për të ndaluar veprimet e tilla dhe për të siguruar kushte për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës”
Ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës po përballet me gjendje të rëndë financiare dhe detyrimin për të paguar një borxh prej rreth 26 milionë eurosh ndaj ish-operatorit Z-Mobile.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve