‘The Guardian’ mahnitet nga ‘Marubi’, një nga muzetë më mbresëlënës në Evropë
Prestigjiozja britanike “The Guardian’ e liston muzeun e fotografisë Marubi në Shkodër, si një nga më mbresëlënësit e Europës.
Në shkrimin e titulluar “U mahnita nga bukuria” jepen detaje për muzeun e parë dhe më të veçantë të fotografisë në Shqipëri.
“Muzeu kombëtar i fotografisë Marubi në qytetin verior të Shkodrës është një mrekulli. Fotografi me origjinë italiane Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman. Pietro Marubi dhe 2 shqiptarët që e trashëguan, Kel dhe Geg Marubi dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e shqipërisë, luftës ballkanike dhe asaj të dytë botërore, deri në komunizmin e Enver Hoxhës”, shkruan The Guardian.
Koleksioni i fotografive të ekspozuara tregojnë bukur të gjitha sferat e jetës, revolucionarë, fermerë, politikanë, muzikantë, fe, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, e plot të tjera.
Fototeka Marubi është arkivi më i pasur i fotografisë në Ballkan. Vetëm një nga arkivat e saj përmban rreth 500 mijë fotografi. Fototeka Marubi ka marrë edhe statusin e monumentit kombëtar të kulturës.
Vitin e kaluar, ministria bëri gati dosjen që Marubi të përfshihej në listën e trashëgimive botërore të Unesco-s por ende nuk ka nje përgjigje pozitive.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë