Meçollari: Armët bërthamore të Rusisë mund të godasin deri në SHBA
Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare Artur Meçollari thotë se armët strategjike bërthamore për të cilat pretendon Rusia mund të godasin deri në territorin e SHBA.
Në emisioni Now në Euronews Albania, Meçollari u shpreh se dallimi qëndron te koha që ka dispozicion pala tjetër për të kundërvepruar dhe platforma nga kryhen sulmet bërthamore.
“Armët strategjike mund të godasin deri në SHBA. Nga pikëpamja e rrezes, pastaj është koha në dispozicion që ka pala tjetër për të kundërvepruar. Në armët e lëshuara nga nëndetëset koha në dispozicion për të reaguar është me vogël. Këto armë shkojnë deri në 10 mijë kilometra por varet nga koha e reagimit për t’i asgjësuar në ajër”, tregoi ushtaraku i lartë.
Sipas tij, përdorimi i armëve bërthamore sot është i vështirë pasi opinioni i sotëm publik nuk është ai i 1945, por është shumë më tepër sensitiv, përfshirë edhe atë rus.
“I pari që do e shkrepë armën bërthamore do ketë pasoja të rënda nga opinioni publik. Është një shkurajim që kërkon t’i bëhet opinionit publik. Veprimet duan të japin idenë se kërcënimi është real. Objekti i kësaj retorike nukleare është opinioni publik”, u shpreh Meçollari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut