Kryedemokrati Basha akuzon qeverinë se nuk ka plan për sigurimin e vaksinës anti-Covid

19 Gusht 2020 | 12:08

Lideri i opozitës jashtëparlamentare, z. Lulzim Basha akuzoi të mërkurën qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama se nuk po bënte përpjekjet e nevojshme për të siguruar vaksinën anti-coronavirus për popullin shqiptar.

Ndërsa dha shembullin e shteteve të tjera si SHBA, vendet fqinje dhe shtetet anëtare në BE që po rezervojnë vaksina, z. Basha u shpreh: “Kjo është e vetmja qeveri që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës.”

Kryedemokrati cilësoi emergjente rezervimin e fondeve të nevojshme për vaksinën anti-covid dhe nisjen e bisedimeve me aleatët ndërkombëtar për vaksinimin e shqiptarëve me të dalë vaksina.

“Shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është situata në spitale, sa teste janë siguruar, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për njerëzit në nevojë. Qytetarët ende nuk kanë mundësi të testohen edhe kur kanë patur kontakt me persona të infektuar,” shprehu shqetësimin z. Basha.

“Nuk mund të vazhdohet më kështu! Pasojat e kësaj neglizhence do të jenë fatkeqësisht shumë të rënda, si për shëndetin ashtu edhe për ekonominë e shqiptarëve,” paralajmëroi ai.

Opozitari ngriti gjithashtu pikëpyetje të tjera për të informimin e qytetarëve lidhur me situatën pandemike në vend. Sipas tij, qeveria duhet të bëjë transparencë me qytetarët për vaksinat kundër gripit sezonal, fondit në dispozicion për vaksinën anti-covid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj vaksine me qëllim që tu sigurohet mundësia të gjithë shqiptarëve sipas radhës së përcaktuar nga niveli i rrezikut të ekspozimit.

Në fund të deklaratës së tij, z. Basha i bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre dhe të respektojnë masat kundër coronavirusit.

 

Lexoni gjithashtu:

PD cilëson propagandë strategjinë e qeverisë për testimet COVID-19 gjatë periudhës vjeshtë-dimër

Pesë muaj pandemi në Shqipëri, të gjitha statistikat kryesore

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026