Progres-raporti i KE-së, Balluku: Do e lexojmë me vëmendje, rrugëtimi është sfidues
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka marrë në dorëzim progres-raportin e Komisionit Europian.
Në konferencën për mediat, ku ishte e pranishme dhe ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, Balluku nënvizoi se viti 2022 ka qenë një vit historik për integrimin.
Balluku tha, se kemi shumë detyra që na presin dhe se udhëtimi drejt BE-së është sfidues.
“Viti 2022 do të mbahet mend si një vit historik në rrugën ë Shqipërisë në BE. Në 19 korrik, Shqipëria nisi negociatat me BE-në. Hapja e negociatave u bazua në përmbushjen nga Shqipëria të kushteve që BE kishte vendosur. Një vit historik për integrimin. Shqipëria vijon negociatat e anëtarësimit. Raporti konfirmon gjithashtu arritjet në fushën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të drejtave europiane. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur në vitin 2022, por nuk duhet të lëmë pas dore edhe detyrat që kemi përpara. Ky është një udhëtim sfidues”, u shpreh Balluku.
Më tej, zv.kryeministrja tha se do të lexohet me vëmendje i gjithë raporti.
“Ju garantojmë, si qeveri shqiptare, se raporti do të lexohet me vëmendje dhe institucionet e përfshira do të adresojnë shqetësimet apo sfidat që ju keni paraqitur në këtë raport. Ku rrugëtim është i vështirë, por jo i pamundur për shqiptarët”, tha më tej ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal