Gjekmarkaj zbulon detajet: Pse Gazment Bardhi mund të na bashkojë
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thotë se emri i Gazmentit Bardhit u zgjodh në mbledhjen e Grupit Parlamentar të kësaj force politike, për të negociuar me pjesën tjetër në PD, pasi njeh proceset teknike që mund të çojnë drejt bashkimit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gjekmarkaj nënvizoi se në Grupin Parlamentar ka një vullnet pozitiv për bashkimin e PD-së.
“Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë grupi dhe ka prevaluar emri i zotit Bardhi. Ka qenë dhe është zyrtarisht Sekretari i Përgjithshëm, e njeh jetën e Partisë Demokratike, njeh teknikalitetet sesi mund të ofrohen zgjidhjet, përveç zgjidhjeve politike, në një proces teknik bashkëpunimi ndërmjet palëve për të shkuar me një kandidat të përbashkët. Kam parë që ka një vullnet pozitiv të grupit”, theksoi ai.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim në seli, me Drejtuesit e Grupeve të Punës të cilët drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të kësaj force politike.
Në mbledhje është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja.
Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë