Rama takim me rektorët: Duhet modernizuar sistemi universitar
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.
Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se duhet modernizuar sistemi universitar.
“Në takimin e Pragës unë e kam ngritur temën e universitetit si një temë që duhet konsideruar nga BE për t’u trajtuar dhe adresuar papritur që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të BE-së. Ne kemi si vende kandidate ne negociojmë me BE anëtarësimin tonë një akses të pjesshëm të sistemim europian të arsimit të lartë dhe në financimet përkatëse.
Duhet modernizuar sistemi universitar. Unë dua ti falënderoj rektorët se shikojmë hapa shumë inkurajues. Dua të sjell një shifër shumë domethënë të universitetit të Tiranës, i cili e ka rritur numrin e përfituesve nga fondet europiane, nga më pak se 50 përfitues në më shumë se 400 përfitues. Është impakt i drejtpërdrejt i lidershipit të ri të Tiranës, duke bërë që kapaciteti ynë financues për kërkimin shkencor të rritet në mënyrë shumë të ndjeshme”, u shpreh Rama.
“Treguesi është shumë i qartë, ne në sistemin tonë universitar kemi më shumë kapacitete çka mund të lexohen në sytë e opini0onit publik, si rezultat i një periudhë shumë të gjatë amullie dhe prapambetje në trajtimin e burimeve njerëzore”, tha më tej Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal