PD-ja të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore, thotë Alibeaj

18 Tetor 2022 | 18:41

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Partia Demokratike duhet të dalë me një kandidat të vetë, për çdo bashki në zgjedhjet e ardhshme vendore,.

Deklaratën, Alibeaj e dha pas përfundimit të mbledhjes me disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së.

Sipa tij, duhet të gjendet një kandidat fitues, në mënyrë që regjimi i kryeministrit Edi Rama, të rrëzohet që në zgjedhjet vendore.

“Të dalim me një kandidat për demokratët, besoj se kjo është një e mirë në interes të demokratëve. E patë gjatë gjithë javës qëndrimin tonë, me seriozitetin që realisht e kërkon ky proces, në pritje edhe të anëtarit tjetër të Grupit Parlamentar, Edi Palokës, ka pasur një takim dhe një bashkëbisedim me zotin Bardhi.

Ishim të gatshëm në moment për të diskutuar. Nevoja dhe interesi për të dalë me një kandidat për demokratët, besoj që është synim, për të dalë me një kandidat fitues, për t’i dhënë fund regjimit të Ramës’, theksoi Alibeaj.

Edi Paloka dhe Gazment Bardhi janë dy të mandatuarit e dy grupimeve për të negociuar mundësitë dhe rrugët për bashkimin dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Të dy qëndruan në takim kokë më kokë për rreth 90 minuta në një nga lokalet e Tiranës këtë të martë.

Pas takimit, të dy refuzuan të jepnin detaje rreth asaj që kishin biseduar, por deklaruan se do të ketë një takim të dytë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026