Berisha: Protesta të fuqishme në mbështetje të universiteteve
Shumë shpejt do të fillojmë protesta të fuqishme, në mbështetje të universiteteve, të të gjithëve, nuk mund të pranojmë këtë rrokullisje të madhe.
Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me arsimtarë në selinë blu.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka ftuar edhe mjekët e infermieerët që të dalin kundër qeverisë.
“Universitetet janë në rrënim, në shuarje. Po i bëni një shërbim të madh kombit, shoqërisë. Dy herë më shumë duhet të protestojnë bluzat e bardha. Isha në Gramsh, një mjeke më dukej misionare, heroinë, kujdesem për 3 njësi tha, secila ka 7-8 mijë banorë. I ftoj mjekët, i ftoj infermierët, të përmbushin detyrimin e tyre për të shpëtuar sistemin. Në një provë që pati zuri vendin e katërt më të keq në botë, në provën e pandemisë, sepse i tillë qe organizimi që u bë.
Por edhe jashtë pandemisë, Tirana është katandisur në 10 qytetet me sistemin shëndetësor më të papërshtatshëm sepse ka një diskonsideratë totale për mjekët, pedagogët, studentët. Ka një preferencë absolute për trafikantët, për të inkriminuarit. Me përparësi absolute trafikantët, të cilët zbatojnë çdo kërkesë të tij në narkoeuro, apo faktorë të tjerë. Kjo protestë e juaja është e një rëndësie shumë të madhe. Shumë shpejt do të fillojmë protesta të fuqishme, në mbështetje të universiteteve, të të gjithëve, nuk mund të pranojmë këtë rrokullisje të madhe”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
- 17:03 Presidenti i Libanit takim me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja e Izraelit
- 17:02 Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet