Kush do të kandidojë në Vlorë? Deputeti i PS zbulon detaje për zgjedhjet lokale

19 Tetor 2022 | 11:24

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj, teksa foli për zgjedhjet lokale, u shpreh se janë në fillim të procesit për të dalë me një kandidat të vetëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, Metaj tha se kandidati në Vlorë do të jetë vlonjat, ndërsa shtoi se së shpejti do të bëhet i ditur dhe emri.

“Vlora ka mjaftueshëm burime njerëzore për të përzgjedhur kandidatë të standardeve nga më të lartat. Kandidati do të jetë vlonjat. Procesi i zgjedhjes së emrave do të jetë i shpejtë. Do të jetë vlonjat.Ne jemi në fillim të një procesi, sapo kemi ndezur motorët e fushatës elektorale”- tha Metaj.

Ai pati kritika dhe për kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, duke thënë se ka pasur një ritëm të ulët pune në krahasim me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria.

“Ne nuk kemi ndonjë rrugë të ndarë apo të ndryshuar, ne jemi PS dhe kemi objektivin tonë të Integrimit të Shqipërisë në BE, dhe Vlora ka një rol jo të vogël në këtë objektiv. Kushdo që do na ndjekë këtë objektiv është një forcë e shtuar.

Bashkia e Vlorës ka pasur disa ngërçe jo të justifikueshme dhe një ritëm pune të ulët krahasuar me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria. Janë bërë investime të jashtëzakonshme por mungon rezultati”- theksoi Metaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026