“Kërkesat jo të arsyeshme”, Bozo: Pedagogët të kërkojnë fonde për kërkim shkencor

19 Tetor 2022 | 14:30

Deputetja e Partisë Socialiste Luljeta Bozo, është shprehur se pedagogët nuk kanë plotësisht të drejtë në kërkesat e tyre të paraqitura në protestë.

Në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se qeveria u pedagogëve u ka rritur pagën prej 7% , ndërsa shtoi se pedagogët përpara rritjes së pagave duhet të kërkonin fonde për kërkimin shkencor.

“Nuk është e këndshme, është e vërtetë që pedagogët kanë njëfarë të drejte për kërkesat e tyre, jo plotësisht të drejtë. Ata kanë kërkuar shumë 50% rritje të rrogës.  Kërkesat duhet të jenë të arsyeshme. Qeveria u ka dhënë brenda ditës rritje të rrogës prej 7%. Nuk është një shumë e vogël. Mendoj se kërkesa e pedagogëve duhet të ishte jo aq për rrogën sesa për fonde për kërkimin shkencor.”- nënvizoi deputetja.

Më tej ajo theksoi se për të marrë të ardhura pedagogët duhet të aplikojnë për projekte.

“Kërkimi shkencor çalon në mënyrë të jashtëzakonshme në universitetet tona. Fondet mund të merren nga projekte. Duhet të aplikohet për projekte në mënyrë që të rriten të ardhurat”- theksoi Bozo.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024