Kampione bote në kategorinë “Wallnes, flet për Euronews Albania Getta Beqa

20 Tetor 2022 | 16:43

Getta Beqa, e cila ditën e djeshme fitoi titullin kampione bote në kategorinë “Wallnes” në Kampionatin Botëror të Fitness në Korenë e Jugut, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania.

Ajo ngriti mbi supet e saj flamurin shqiptar, për një titull që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Intervista për Euronws Albania

Pyetje: Getta Beqa përshëndetje, faleminderit për intervistën. Po mban një titull në dorë? Çfarë është ai?

Getta Beqa: Nuk po mundem ta mbaj se është shumë i rëndë, faleminderit shumë, një titull që kam punuar shumë dhe kam pritur të vijë në këtë moment, sepse është një moment që kam ëndërruar. Të ngre flamurin kombëtar në kampionatin botëror ka qenë ëndërr, kështu që jam stërvitur për 4 vite dhe pas 4 vitesh u riktheva me fitore.

Pyetje: Çfarë do të thotë për ty të shpallesh kampione bote?

Getta Beqa: Do të thotë një ëndërr e realizuar. Jam e lodhur por do sjell e 7 medalje të tjera të arta në Shqipëri, sepse 8 i kam marrë në Kosovë, një e mora tani, kështu që kam e 7 të tjera për të marrë.

Pyetje: Në fakt kjo disiplinë sportive nuk është e njohur në Shqipëri por edhe në Kosovë. Pse nuk e merr vëmendjen e duhur, si mendon?

Getta Beqa: Të vjen keq sepse nuk është vlerësuar më parë bodybuilding por ai ka shumë kategori të ndryshme. Ka bodybuilding për meshkuj, kategoritë Fitness për meshkuj, fitness per femra, bikini për femra që është një kategori që shumë vajza të bukura në Shqipëri mund te tregojnë veten dhe jam e bindur që tani mund të drejtohen tek kryetari i federatës dhe të tjerët.

Pyetje: Cilat janë synimet e tua për të ardhmen?

Getta Beqa: Kampionati tjetër është në Santa Suana që mbahet pas dy javësh, kysmet për medalje të artë dhe aty, por kam e plane të tjera sepse garat i kam radhazi dhe do provoj të ngre përsëri flamurin tonë.

Pyetje: Po përmend disa herë flamurin tonë kombëtar. Në fakt ne sporte Kosova dhe Shqipëria, sportistët janë të ndara. A sjell kjo gjë rivalitet midis tyre?

Getta Beqa: Jo aspak. Unë e kam shënuar në fakt që kur kam lindur ka qenë ai flamur, jam rritur dhe kam pasur shumë emocione për atë flamur. Unë e kisha bërë këtë për Kosovën, por nuk isha përmbushur. Ishte emocion i papërshkruar.

Pyetje: Atletja Gega, boksieri Marku u pritën nga kryeministri dhe ministrja e sporteve me ovacione këtu në Shqipëri. A pret që të bëhet e njëjta gjë dhe me ty?

Getta Beqa: Nuk e di, nuk dua të obligoj askënd. Mendoj që është një medalje e parë në këtë kategori për sportin shqiptar, kështu që mendoj se nëse është mundësi po, por unë e bëra punën time dhe do vazhdoj të bëj akoma.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026