Vdekja e 32-vjeçarit, gazetari: Policia e Shtetit dha deklarata kontradiktore

20 Tetor 2022 | 17:02

Gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi se Policia e Shtetit ka dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit, Laer Kurtit pas shoqërimit në komisariat.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushkolaj u shpreh se Spitali i Traumës përgënjeshtroi deklaratën e policisë, e cila tha se i riu u dërgua me shenja jete në spital.

Sipas tij, duhet të nxirren përgjegjësit për këtë rast.

“Kam përshtypjen që kemi deklarata kontradiktore nga Policia e Shtetit, pasi në deklaratën e saj të parë u shpreh se 32-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, ndërsa Spitali i Traumës pretendon se ka mbërritur i vdekur.

Sa kohë personi ka pasur probleme shëndetësore, detyra e efektivëve të policisë, ka qenë për ta dërguar në ambientet e spitalit dhe jo në ambientet e komisariatit. Duhet të kemi përgjegjës nga ana e policëve  që kanë qenë në patrullë, duhet të nxirren përgjegjësitë në rastin konkret”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026