Ylli Manjani sulmon ashpër Yuri Kim-in: Shqiptarët nuk hanë bar
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sulmuar ashpër ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Manjani deklaroi se është e papranueshme që Kim të etiketojë një gjyqtar apo politikan si të korruptuar, apo t’i bëjë presion gjykatës për logon dhe vulën e Partisë Demokratike.
Sipas tij, njerëzit nuk janë budallenj dhe nuk kanë bar, duke iu referuar shprehjes së saj drejtuar demokratëve, që të largoheshin nga Sali Berisha pasi është shpallur ‘non grata’.
“Çfarë pune ka kjo? Është subjekt hetimi Yuri Kim-i. Si guxon ajo që thotë ju jeni të korruptuar, si mund t’i thuash drejtësisë merre dhe fute në burg atë, apo mos regjistro Partinë Demokratike, apo shkon dhe i bën presion gjyqtares, me çfarë të drejte e bën ajo? Padiskutim, po të ishte në një mjedis politik, Yuri Kim-i ua bën mirë politikanëve.
Këta politikanë që thotë Amerika, ambasadori, nuk kanë çfarë i thonë popullit të vet, e kanë çuar në derexhe dhe thonë e kam mirë me amerikanët. Që ta kesh mirë me amerikanët do të thotë që mund t’i bësh çfarë të duash këtij vendi? Njerëzit nuk kanë budallenj, nuk kanë hanë bar, siç do zonja. Kjo është e vërteta”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 10:15 Parlamenti suedez miraton masa më të rrepta kundër emigracionit
- 10:07 Përmbytjet prekën mbi 400 hektarë tokë, Fermerët e Maliqit: Dëmshpërblimet e premtuara nuk kanë mbërritur ende
- 10:07 Irani: Përfundimi i luftës në Liban, çështja kryesore e marrëveshjes me SHBA
- 10:05 Tejkaluan lejen e ndërtimit në një pallat në Tiranë, gjykata cakton masën arrest me burg për 4 shtetas
- 09:57 “Marta Kos foli qartë”, Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin
- 09:48 Irani pritet të lidhë rrjetin e tij të energjisë elektrike me atë të Katarit