Meta i përgjigjet Ramës për ligjin e dosjeve: Do të shmangë vëmendjen nga vjedhjet
Pas mesnatës së të premtes u miratua ligji për hapjen e dosjeve. Në parlament, Rama u shpreh se kjo do ndihmonte të sqarohej njëherë e mirë se kush është personazhi me iniciale I.M.
Sipas Metës, Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen.
Ai tha se në ato kontrata janë paratë për pedagogët, studentët, pensionet dhe rrogat, të cilat kryeministri nuk po i rrit, sepse sipas kreut të Partisë së Lirisë i duhen për t’i vjedhur.
Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit, pasi doli një dosje ku pretendohej se një person me iniciale I.M, që dyshohet se është ish-presidenti Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, gjë që sipas tij nuk është e vërtetë.
“Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M.? Mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithëve i shkon mendja. Pse nuk vjen këtu Partia e Lirisë dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve; sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”, u shpreh kryeministri në parlament.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 94 vota pro dhe 1 abstenim disa amendamente në ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku bëhet e mundur hapja e të gjitha dosjeve nga viti 1944 deri në 1991.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:36 Marrëveshja SHBA-Iran, Papa Leoni XIV: Hapi i duhur për paqe në Lindjen e Mesme
- 22:25 Me lot në sy, Ochoa njofton pensionimin nga futbolli pas Kupës së Botës: Dhashë gjithçka (VIDEO)
- 22:11 Raporti: Marrëveshja SHBA-Iran i lejon Teheranit të nisë menjëherë shitjen e naftës dhe karburanteve
- 22:10 Ardhje surprizë në studion e Erlës, Robert Aliaj vjen bashkë me të bijën, Galan! Mesazhi i vajzës së artistit
- 22:08 Senati nuk arrin të miratojë rezolutën për të kufizuar fuqitë e Trump për veprimet ushtarake kundër Iranit
- 22:00 Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit dhe shkarkimit të tij