“Nxitje politike”, pedagogët-Ramës: Kërkon të lërë pa zgjidhje problemet e arsimit

24 Tetor 2022 | 11:41

Pedagogët i kanë drejtuar një letër të hapur presidentit të vendit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Ambasadës së SHBA, BE-së dhe të gjitha ambasadave të tjera të BE-së në vend.

Pedagogu Sandër Kovaçi, në fjalën e tij gjatë protestës që po zhvillohet para Korpusit Universitar, është shprehur se mungesa e mbështetjes financiare për universitetet nga qeveritë ndikon në largimin e rinisë por edhe të pedagogëve.

Ai thotë se kërkesat e tyre kanë për qëllim ndryshimin e panoramës së gjendjes së arsimit në vend.

Ata i janë përgjigjur gjitashtu kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ky i fundit ka qëllim që të lërë pa zgjidhur problemet e arsimit të lartë.

“Do ju lexoj një letër të hapur që është përgatitur drejtuar presidentit Begaj, Ramës,, Nikollës, ambasadës së SHBA-ve, BE-së, Britanisë dhe ambasadave të BE-së në vend.

Mbështetja financiare e shtetit për arsimin e lartë publik ndikon drejtpërdrejt në ambiciet e rinisë së shqiptare për një edukim universitar sipas standardeve europiane. Gjykojmë se mungesa e vëmendjes dhe mbështetjes financiare për një kohë të gjatë kanë ndikuar në largimin e rinisë nga vendi në kërkim të një edukimi cilësor. Me të njëjtat motive është larguar një pjesë e stafit akademik drejt një vendi të zhvilluar.

Kërkesat tona kanë për qëllim ndryshimin e kësaj panorame të trishtueshme të gjendjes së arsimit të lartë në Shqipëri. Edhe pse kërkesat tona janë ekonomike, qeveria është përpjekur t’I konsiderojë ato si kërkesa me nxitje politike me qëllim lënien pa zgjidhje të problemeve të arsimit të lartë publik”- thuhet në letrën e hapur drejtuar institucioneve.

Letra e Hapur
Letra e Hapur

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026