Spartak Braho sulmon Berishën: Ka pasur 9 ministra ish-sigurimsa
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho thotë se Sali Berisha në qeverinë e parë kishte 9 ministra bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.
Në një intervistë për Euronews Albania Braho nuk pranoi të jepte emra duke qenë se një pjesë e mirë e tyre nuk janë më pjesë e politikës.
Ai u shpreh se hapja masive e dosjeve ka qenë e vështirë për shkak të problematikës që ka procedura e bashkëpunëtorëve të sigurimit.
“Në 92 në qeverinë e parë të Berishës 9 nga ministrat kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, për era mos më pyet se një pjesë nuk janë në politikë. Kjo ka qenë arsyeja pse shpesh kemi hezituar të hapim në mënyrë masive dosjet. Për problematikën që ka procedura e bashkëpunëtorëve të sigurimit dhe përmbajtja e punës së bërë me ata që konsideroheshin bashkëpunëtorë të sigurimit”, tha Braho.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat