Rusia po i paguan dronët iranianë me ndihmë bërthamore, thotë Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky beson që Rusia mund të jetë duke paguar dronët iranianë me ofrim të ndihmës për programin bërthamor të Iranit.
Zelensky ka përsëritur kërkesën e tij ndaj Izraelit për pajisje për mbrojtje raketore, “Kupola e Hekurt”, tha ai , duke iu adresuar një konference të organizuar nga e përditshmja izraelite, Haaretz, shkruan REL.
“Ushtria ukrainase është duke mposhtur rusët në fushëbetejë, mirëpo fatkeqësisht, ne nuk kemi Kupolat tona të Hekurta. Ne ende nuk kemi një sistem raketor efektiv dhe modern që do të siguronte hapësirën tonë ajrore”, theksoi presidenti.
“I ka gjetur në Iran. Kam një pyetje për ju: Si e paguan Rusia Iranin, sipas mendimit tuaj? A është Irani i interesuar në para? Me siguri që jo, por në ndihmën ruse për programin bërthamor të Iranit”, ka thënë ai.
Moska dhe Teherani kanë hedhur poshtë zërat për marrëveshje për armët, mirëpo ka të dhëna që qindra dronë që Rusia ka nisur mbi Ukrainë, janë të prodhuar apo dizajnuar nga Irani.
LEXONI GJITHASHTU
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 17:16 Sulmi rus vret tre persona në qytetin ukrainas të Krivyi Rih
- 17:13 Putin: Jemi të gatshëm për bisedime paqeje me Ukrainën
- 17:00 I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa
- 16:53 Gennaro Gattuso është trajneri i ri Lacios
- 16:43 Putin paralajmëron Perëndimin: Çdo sulm ndaj Rusisë do të marrë përgjigje
- 16:40 Spanja ashpërson rregullat për skuterët elektrikë