Historia më e trishtuar e të burgosurit Sami Dangëllia, vuajti 44 vite
Laboratori i Kujtesës është një hapësirë ku me kreativitet ndërthuret historia, dizajni, instalacioni dhe efektet zanore, të gjitha për të krijuar një eksperiencë unike mbi përjetimin e të kaluarës komuniste në vend, nga viti 1945 deri në 1990.
Kuratori Migen Qiraxhi tha se personazhi më i komentuar në këtë ekspozitë është Sami Dangëllia, i cili u burgos për 44 vite.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Qiraxhi u shpreh se Dangëllia konsiderohet një nga njerëzit që ka kryer më shumë vite burg në ish Lindjen komuniste.
“Është një personazh në këto 22 figura, që ka kryer rreth 44 vite burg. Është një personazh që në fakt, në të gjithë ish Lindjen, ka kryer burgun më të gjatë. Sami Dangëllia ka bërë një kalvar të jashtëzakonshëm burgu. Është futur 20 vjeç dhe nuk ka dalë më nga burgu, ka dalë vetëm duke humbur jetën aty.
Një i ri, i cili në moshën 20 vjeç është akuzuar se ishte bashkëpunëtor i Ballit Kombëtar, konsiderohet një nga njerëzit që ka kryer më shumë vite burg në ish Lindjen komuniste. Disa personazhe bëhen specifikë për elemente të ndryshme, por ky ka qenë një nga personazhet që është komentuar më së shumti”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme