Spahiu tregon prapaskenat, pse zgjodhën Alimehmetin kandidat për Tiranën

26 Tetor 2022 | 22:45

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se marrëveshja Meta-Berisha tregon për një dështim në zgjedhjet e ardhshme.

Në emisionin Now në Euronews Albania Spahiu u shpreh se zgjedhja e një kandidature si doktor Ilir Alimehmeti për Bashkinë Tiranë bëhet që nesër të mos mbajë përgjegjësi asnjë për humbjen.

Sipas tij, kandidatura e Alimehmetit për Bashkinë Tiranë është 100 për qind e sigurt, por ai është vetëm alibia e humbjes e Metës dhe Berishës.

“Është marrëveshje për të zgjedhur një njëri jashtë PD e LSI që të mos mbajnë asnjë përgjegjësi për humbjen. Që të thonë doktor Alimehmeti ishte djalë i mirë por po e hedhim se nuk na duhet. Po zgjedhin alibinë e humbjes. Vetëm të shohësh Metën nga një parti me 22 deputetë shkoi në 4 dhe tani nuk kandidon as për bashki, po kërkon këshillat bashkiakë. Kanë marrë një patate të  nxehtë dhe ia hedhin njëri-tjetrit”, tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026