Psikologia: Lojërat rrisin inteligjencën e fëmijëve, por kujdes me orarin

27 Tetor 2022 | 09:08

Psikologia Arjana Muçaj thotë se lojërat rrisin inteligjencën e fëmijëve dhe i zgjon potencialin e plotë që kanë në zonat e caktuara të trurit.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Muçaj u shpreh se duhet pasur kujdes me orarin, që fëmijët të mos ngarkohen së tepërmi me lojëra.

“Në muajt e parë të jetës, kur flasim për fëmijërinë e hershme, zhvillimi është shumë i fuqishëm. Ne na intereson se cila pjesë e trurit zhvillohet më shumë dhe është më aktive, gjatë kohës që fëmija është duke vepruar me këto lojëra. Edhe vetë studimi e tregon që truri nuk zhvillohet në të gjitha pjesët e tij, por në disa pjesë të veçanta.

Bie dakord me rritjen e përqindrimit të fëmijës, por kemi të bëjmë me rritjen e inteligjencës së fëmijës. Kur fëmija i përdor këto video lojëra, i zgjon dhe i ndez fëmijës potencialin e plotë që kanë zonat e caktuara të trurit”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024