Manxhari: Refuzoj kategorikisht që shqetësimi kryesor të jetë paga e pedagogëve
Pedagogia Mimoza Haxhari thotë se paga nuk mund të jetë shqetësimi kryesor i pedagogëve, të cilët prej disa ditësh kanë dalë në protestë dhe kanë bojkotuar mësimin.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Haxhari u shpreh se e mbështet protestën dhe nënvizoi se arsimi është në gjendjen më kritike që ka qenë ndonjëherë.
“Unë kam shprehur reagimin tim personal dhe mënyrën se si personalisht e konceptoj rolin që ka arsimi në jetën shoqërore. Nuk është në jetën individuale të atyre personave që frekuentojnë dhe ndjekin bankat e shkollës, por është obligim për të gjithë shoqërinë. Unë nuk jam organizatore e protestës, por e përqafova protestën.
Refuzoj në mënyrë kategorike, elementi financiar është i rëndësishëm, pa burimet financiare nuk mund të garantosh mundësinë e jetesës, por u bashkova me këtë protestë. Arsimi është në gjendjen më kritike që ka qenë ndonjëherë”, theksoi ajo.
Universiteti i Mjekësisë ka vendosur për rritjen e pagave të personelit akademik në kufirin maksimal të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor 2002, ku parashikohet rritja e pagës me 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga universitetet.
Sipas vendimit të Bordit të Administrimit të këtij universiteti, efektet financiare për çdo nivel page mbi kufirin minimal deri në kufirin maksimal do të mbulohen nga të ardhurat e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme