Meta: Referendumi, arma e vetme për të rrëzuar Ramën

29 Tetor 2022 | 12:11

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh në Konventën e Partisë së Lirisë që po zhvillohet këtë të shtunë se referendumi mbetet arma e vetme në dorën e sovranit për të rrëzuar pushtetin e Ramës.

“Koha nuk premton. Partia e Liria dhe opozita duhet t’i japin fund regjimit. Në këtë konventë ne sot do të shpalosim program tonë. Kur të gjithë bëhemi bashkë nuk ka diktaturë. Për Partinë e Lirisë referendumi është manifestimi më sumblim. Referendumi mbetet arma e vetme në dorën e sovranit. Ne do të rivendosim demokracinë dhe të çlirojmë institucionet e grabitura duke i kthyer në shërbim të qytetarëve. Duhet të ushtrohet vullneti i sovranit nëpërmjet referendumit”, u shpreh ai.

Meta nënvizoi se sundimi i ligjit do të  garantohet:

  • nga rivendosja e shtetit të së drejtës dhe kushtetutshmëria,
  • nga rivendosja e institucioneve të forta dhe të pavarura,
  • nga llogaridhënja dhe ndëshkueshmëria.
  • nga mirëqeverisja dhe meritokracia..
  • nga liria ekonomike dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.
  • nga punësimi me paga dinjitoze që mbulojnë kostot e larta të jetesës.
  • nga lufta kundër varfërisë dhe mbështetja sociale për shtresat më të prekura të shoqërisë.

Ai nënvizoi më tej se koha është tani për një “Marrëveshje të Re Sociale dhe Patriotike”, për të ndalur shpopullimin dhe emigracionin masiv të të rinjve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026