Frikë nga shpërthimi i gazit, prindërit druhen për fëmijët: Të mbyllet shkolla
Të frikësuar për sigurinë e jetës dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, disa banorë të Porto Romanos u takuan sot me drejtorin e shkollës 9-vjeçare ‘Met Hasa’ duke i kërkuar këtij të fundit pezullimin e mësimit dhe largimin e menjëhershëm të fëmijëve nga shkolla.
Shkak u bë rrjedhja e gazit 3 ditë më parë në fabrikën pak metra larg shkollës.
Ata i frikësohen një shpërthimi a rrjedhjeje tjetër, që mund t’u rrezikojë jetën 700 nxënësve.
“Ne kërkuam që të pezullohet mësimi derisa t’i jepet një zgjidhje kësaj, për të vetmen arsye se këtu është një bombë atomike e mirëfilltë. Imagjino, një bombël në shtëpi me 16 kg të shkatërron shtëpinë po shpërtheu. Llogarite sa shkon me 15.000 tonë”, thotë një banor i zonës.
Por kush fshihet pas kësaj firme, për zhvendosjen e së cilës larg banesave e shkollës nuk mjaftuan as 4 shpërthime në 2 vite?
Firma rezulton të jetë regjistruar fillimisht me emrin “Alba Cosmetics” për ta ndërruar më pas atë në “Gas Power Al”.
Për banorët ky është “maskim”.
“Është bërë me mashtrim. Këtu fillimisht u vendos një fabrikë lëkure, që e largoi komuniteti. Pastaj e modifikuan siç e kanë zakon këta dhe thanë që do të bënin parfumeri. Pastaj në këtë maskë kanë filluar të bënin montimin e bombulave që të furnizojnë Turqinë”, shprehet një banor.
Por çfarë thotë ligji përpara “fuqisë së gazit”?
Ligji flet qartë sa i takon kushteve të lejes për pajisjet nën presion dhe çfarë ndodh kur i licencuari rrezikon jetën, shëndetin dhe pasurinë e qytetarëve.
E ndërsa kjo ndodh vazhdimisht, ky subjekt vijon i patrazuar biznesin duke mbajtur nën alarm mbi 7000 banorë të zonës përreth.
LEXONI GJITHASHTU:
Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…