Fëmijët me sindromën Down, një kromozom më tepër dashuri
Irisi është 10 vjeç. Kur lindi, prindërit e saj kuptuan se ajo ishte me sindromën Down.
Me qindra mendime negative ju erdhën në mend. Pyetja që i mundonte ishte a do t’ia dilnin? Përgjigjen e kishte po vajza e vogël e tyre.
“Njeriu kur do e gjen forcën dhe i përballon të gjitha gjërat. Ajo ka sfida çdo ditë, një jetë e mbushur e angazhime, sakrifica, kënaqësi. Nuk e kisha menduar sepse çdo nënë mendon se do këtë një fëmijë me perspektivë, por edhe me këtë fëmijë, jemi shumë të lumtur, ka arritur gjëra që mendonim se nuk do i arrinte,” – tha Anila Hoxha, mamaja e Irisit.
Një kromozom më shumë nuk ndryshon asgjë nga fëmijët e tjerë. Irisi është prova. Ajo është vajza e vogël e familjes. E përkëdhelura e babit dhe e vëllait. Megjithatë, mami ja ka dalë të rregullojë ekuilibrat.
“Kam rritur një djalë para Irisit, kanë një diferencë 20 vitesh, kështu që e kam rritur Irisin si një fëmijë normal, me kërkesa me llogaridhënie, të mos këtë asnjë dallim nga fëmijët e tjerë,” – tregoi ajo.
Dita e Irisit është e mbushur plot me aktivitete, por për të orët e kaluara me shokët dhe shoqet janë më të preferuarat.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid