Belind Këlliçi për primaret në PD: Pse kam ofertë më të mirë se Gerti Bogdani

1 Nëntor 2022 | 15:11

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi beson se ka një ofertë më të mirë se Gerti Bogdani, në garën e primareve brenda selisë blu, proces i cili do të nxjerrë kandidatin përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një intervistë për Euronews Albania, Këlliçi u shpreh se Bogdani e nderon garën brenda PD-së, por shtoi se ai e ka faktuar me prova angazhimin dhe aksionin politik ndaj Veliajt.

“Për Gertin shumë mirë, është kandidat që e nderon garën, është një djalë demokrat që ka qenë deputet. Nderon procesin e primareve dhe modelin të cilin Partia Demokratike vendos përballë Veliajt. Unë gjykoj që kushdo që futet në këtë garë, jep një mesazh të fortë se në PD ka rënë miti i kryetarokracisë, është një model shumë i mirë për politikën shqiptare. Cilido nga ne që do të futet në këto primare, ofron një model më të mirë se Veliaj. Fiton ndershmëria e kandidatëve tanë.

Gjykoj që kam ofertë më të mirë. Gjykoj që e kam dhënë me prova që kam qenë një nga zërat më vokalë në denoncimin e aferave më të mëdha të Veliajt. Gjykoj që natën e shembjes së Teatrit Kombëtar, arrestimi që më është bërë nga Policia e Shtetit, është provë reale e qëndresës sime si qytetar i Tiranës. Gjykoj që në çështjen e inceneratorëve, dokumentin autentik e kam nxjerrë unë në Komisionin Hetimor. Për betonizimin kam folur gjatë gjithë kohës. Aksioni im politik dhe angazhimi im si deputet i PD-së në kryeqytet, është një avantazh në këtë garë”, theksoi Këlliçi.

Deri më 6 nëntor të gjithë kandidatët që do marrin pjesë në primaret e brendshme të Partisë Demokratike duhet të kenë dorëzuar dokumentacionin.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e këtij afati, deri më tani vetëm 2 kandidatë janë regjistruar për të marrë pjesë në primaret e 4 dhjetorit.

Belind Këlliçi dhe Gerti Bogdani shpalosën ambicien e tyre për të qenë kandidatë të opozitës në garën për bashkinë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024