Dhunimi i të moshuarës në Pejë, Zeka: Kam takuar djalin e saj dëshmor në luftë
Gazetari Milaim Zeka është shprehur se e ka takuar dëshmorin Taulant Nurën, djalin e të moshuarës që u dhunua në azilin më Pejë pak ditë më parë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka theksoi se Nurën e ka intervistuar gjatë kohës që ishte në luftë, ndërsa shtoi se asokohe bëheshin debate që i riu të mos ishte pjesë e UÇK-së për shkak të moshës.
“Gjatë luftës kam intervistuar djalin e saj në luftë. Ishin bërë debate që ai mos të shkonte në luftë sepse ishte shumë i ri. Të vihet në dorë mbi një nën është mallkimi që i bëhet një personi. Ajo që më kanë shqetësuar më shumë, e qeshura e kësaj sadisteje dhe mos reagimi i këtyre idioteve të tjera”- theksoi Zeka.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ndërsa video e filmuar u përhap menjëherë në mediat sociale.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i autoriteteve të cilët kanë bërë të mundur dhe arrestimin e infermieres, Aurona Pelaj dhe dy infermiereve të tjera.
E moshuara e dhunuar është nëna e dëshmorit Taulant Nuraj i cili ka humbur jetën në moshën 17-vjeçare në luftën kundër Serbisë.
Veprimi i të resë ndaj të moshuarës ka marrë reagime të shumta në opinionin publik në Shqipëri dhe në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Të moshuar që lidhen me zinxhirë’, denoncimi i Pirdenit për azilet në Tiranë e Fier
- VIDEO| Dhunuesja e të moshuarës në Pejë duke dalë nga gjykata
- Detaje nga dhunimi i nënës së heroit në Pejë, familjarët paguanin 650 euro në muaj
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet