Balla sulmon Berishën dhe Metën: S’jua kemi parë hajrin as veç e veç
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte në një takim me mallakastriotët të cilëve u premtoi që nuk do jenë kurrë vetëm.
Ai tha se Mallakastra është një tokë e bekuar dhe prodhimi i vajit këtë vit ka qenë shumë i mirë. Për këtë arsye Balla u shpreh se po flet çdo ditë dhe me Krifcën për të gjetur tregje të mëdha.
Sipas tij nuk ka më njeri të blejë vaj me litra, por duhen prodhuar sasi të mëdha dhe duhen shitur në tregje të reja, sepse nevojat janë dhe duhet patjetër të bëhet certifikimi i prodhimeve.
“Sa i përket Sali Berishës dhe Ilir Metës, Mallakastra i ka provuar dhe nuk i ka parë asnjë hajër as njërit, as tjetrit dhe jo tashmë që janë bërë bashkë dhe besoj që të gjithë jeni dakord me mua se aleancën e Sali Berishës dhe Ilir Metës është një aleancë që për turpin e tyre vazhdon ta mbështesin rublat ruse të Vladimir Putin, por kjo është diçka që mallakastriotët e dinë shumë mirë. Ajo që na duhet është të vazhdojmë punën,” – u shpreh Balla.
Ai tha se edhe pas 14 majit Mallakastrën do e qeverisë e majta, sepse ata dinë shumë mirë të vlerësojnë punën.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit