Dervishi: Skaneri tregon gjithçka, kalimi i kokainës, dëshmi si korruptohet sistemi

6 Nëntor 2022 | 20:59

Gazetari Ferdinand Dervshi deklaroi se skenari mund të tregojë gjithçka brenda një kontejneri.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Dervishi u shpreh se kalimi i 33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, është dëshmi sesi është korruptuar sistemi.

“Nuk është kaq e thjeshtë Sqipëria sa duket, kërkesa vitet e fundit është shumë e madhe për kokainën, porositë janë shumë të mëdha, grupet kriminale paguajnë shumë. Gjithsesi, në gjithë këtë histori, ajo që është më e dukshmja dhe më e vërtetueshmja, është problemi i skanerit, që këtë sasi droge nuk e kapi skaneri dhe policia ka arrestuar punonjësit e skanerit.

Skaneri është investim i qeverisë shqiptare që mund të shikohet gjithçka në një kontejner. Më treguan një rast sesi kishte rënë një çelës metalik në kontejner dhe skaneri e kishte kapur. Specialisti i skanerit nuk të fal, nëse ai do, kap gjithçka. Është rasti klasik sesi është korruptuar sistemi te skaneri “, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026