Drogën e kanë kaluar edhe me skulptura, thotë Ervin Karamuço

6 Nëntor 2022 | 21:59

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Kolumbia ka shkencëtarë të cilët e kthejnë kokainën në qymyr dhe skulpturë.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Karamuço u shpreh se në këtë formë, kokainës i humbet era dhe nuk mund të kapet as nga skaneri dhe as nga qeni anti-drogë.

“Porti është element i sigurisë kombëtare. Ne kemi disa kalata, ku na futet mall inert që janë jashtë kontrollit. Një 50 kg që ne kemi kapur një çantë, e kemi kapur në një anije të madhe me kapiten rus, që vinte me qymyr. Ne kemi pasur dërgesa edhe në jug të Spanjës, por edhe në Roterdam.

Kolumbia ka kimistë, shkencëtarë, që kokainën e kthen në qymyr, në skulptura, i humbet komplet erën, që nuk e kap as skaneri dhe as qeni. Ne kemi akoma elementë të sigurisë që nuk i kemi bërë detyrat e shtëpisë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar

Dom Mark Pashkja i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me terapinë hormonale për personat transgjinorë. Dom Pashkja ka...
21:48 | 31/05/2026

Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!

Pastori Akil Pano i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëëzimin nga Ministria e...
21:06 | 31/05/2026

“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy

Aktivisti, Gentian Serjani i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëzimin nga Ministria e...
20:48 | 31/05/2026