Biznesi bëhet më pesimist se qytetari, çmimet ndikojnë në aktivitet

7 Nëntor 2022 | 16:15

Bizneset janë pesimistë për situatën ekonomike. Ndryshe nga ta, qytetarët janë më besimplotë. Ky është konkluzioni për muajin tetor i nxjerrë nga Banka e Shqipërisë.

Besimi në ekonomi po bie. Këtë tregojnë të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë nga anketat me bizneset dhe konsumatorët, ku në muajin tetor, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u ul me 2 pikë, i dyti muaji radhazi me tendencë rënëse.

Ndërtimi është sektori që reflektoi uljen më të madhe të besimit, nisur nga ngadalësimi i aktivitetit dhe kontratat më të ulëta porositëse, edhe pse pret një rritje të çmimeve në vijim.

Në rënie të fortë besimi është edhe industria. Ky sektor pret rritje të prodhimit dhe punësimit në të ardhmen, por sot për sot, kontratat dhe çmimet e kanë bërë pesimiste gjendjen.

Edhe tregtia e shërbimet nuk presin ritme pozitive në situatë afatshkurtër, nisur edhe nga parashikimet për inflacionin dhe rezervimet që kanë bërë.

Nga ana tjetër, qytetarët duket të jenë më optimistë se biznesi. Pritshmëritë e tyre për përmirësimin e gjendjes së tyre financiare dhe gatishmëria për të bërë blerje të mëdha, janë faktorët e vetëm që balancojnë situatën e përkeqësuar ekonomike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026