Berisha për protestën e 12 nëntorit: Qeveria s’merr vesh me gjuhë tjetër
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në një takim me Frontin për Shpëtimin Kombëtar.
Ai foli për 12 nëntorin, ditën e protestës kombëtare të PD-së, që e cilësoi si siparin e një përballje të vërtetë me pushtetin.
Sipas tij, kjo qeveri nuk merr vesh asnjë gjuhë tjetër veç protestave.
“Biznesi i vogël paguan çmimet më të larta për energjinë në Europë. Një taksë tjetër e pret në janar. Kryeministri shëtit me avion taksi dhe dhomë gjumi në të katër anët e globit, duke u bërë kryeministri më i kushtueshëm në Europë. Në këto kushte është e vonuar protesta e 12 nëntorit dhe unë kam bindjen më të thellë se vetëm me protesta ne duhet të flasim me këtë qeveri. Ko gjuhë tjetër nuk njeh, gjuhë tjetër nuk merr vesh. Ndaj dhe është thirrur protesta e 12 nëntorit për të çelur siparin e një përballjeje të vërtetë me këta qeveritarë të cilët nuk kanë të ndalur,” – u shpreh kryedemokrati.
Berisha foli ndër të tjera edhe për primaret të cilat i konsideroi një proces jetik për Shqipërinë. Ai ftoi shoqërinë civile të bëhet pjesë e garës me mesazhin se nuk ka të ardhme pa votë të lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve