Partizani kthehet në shtëpi, impianti modern pret për herë të parë ndeshje Superlige
Skuadra e Partizanit do të zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi, në një impiant që është gati për të pritur të gjitha ndeshjet.
Të kuqtë deri më tani kanë zhvilluar aty seanca stërvitore, ndeshje të kupës, si dhe skuadra e femrave, ndërkohë për herë të parë zhvillohet ndeshja e kampionatit.
U deshën disa kohë për të sjellë në jetë këtë investim të iniciuar nga president i skuadrës Gazment Demi. Stadiumi ka një kapacitet prej 4 mijë vendesh dhe do të presë të gjitha ndeshjet e demave, të cilët tashmë kanë gati dhe logon e re që do të mbizotërojë në të gjithë territorin.
Impianti është modern, duke nisur nga ndriçimi, tapeti i ri, dhomat e zhveshjes, palestër për futbollistët e trajnerët si dhe qindra metra katrorë ambiente akomodimi.
Ndeshja e parë e kampionatit e cila do të luhet në këtë stadium është ajo mes Partizanit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 12 të Superligës Shqiptare. Interesi pritet të jetë i lartë, teksa sipas informacioneve tribunat do të jenë të gjitha plot.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve