Kosova kopjon modelin e Shqipërisë, gjyqtarët dhe prokurorët pritet të kalojnë në veting

10 Shtator 2020 | 14:41

Shqipëria do të asistojë Kosovën në reformën në drejtësi që pritet të nisë atje. Ekspertë nga Tirana do asistojnë ata në Kosovë mbi procesin e vetingut që pritet të fillojë për gjyqtarët dhe prokurorët. Lajmi është bëri i ditur nga dy ministrat e Drejtësisë së Shqipërisë dhe Kosovës gjatë një takimi që ata zhvilluan në Tiranë.

Ministrja Etilda Gjonaj u shpreh se qëllimi parësor në këtë proces është ndihma ndaj Kosovës.

“Ramë dakord, që të kemi bashkëpunim pikërisht në këtë prioritet të ri që Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka ndërmarrë lidhur me reformimin e sistemit të drejtësisë. Pa dyshim, ekspertiza shqiptare, eksperienca jonë, mësimet e mësuara gjatë kësaj periudhe do të shërbejnë edhe për reformimin që ministria e drejtësisë së Kosovës do marrë në vijim”, tha Gjonaj.

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi sqaroi se në takim u diskutuan praktikat për një sistem llogaridhënës për njerëzit e drejtësisë në Kosovë.

 “U pajtuam me ministren që të intensifikojmë bashkëpunimin e reformave në drejtësi kundrejt integrimit evropian. Shqipëria ka bërë hapa konkretë në këtë rrugë dhe në këto hapa Kosova do të reflektojë mësimet më të mira”, tha minsitri.

Forcimi i bashkëpunimit juridik mes dy vendeve pritet të jetë një ndër prioritetet e dy qeverive dhe do të ketë nënshkrim të disa marrëveshjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026