Shehi: Rama po tremb dhe disidentët brenda PS me gjuhën dhe sharjet

9 Nëntor 2022 | 21:52

Deputeti i LZHK,  Dashamir Shehi e cilëson të papranueshme gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj opozitës gjatës seancës së të mërkurës, ku po diskutohet buxheti.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Shehi u shpreh se Rama duhet të përgjigjej për problemet reale, por në fakt u tregoi shqiptarëve se kush i qeveris.

“E ka si taktikë për të mos dhënë përgjigje për problemet reale. Ai duhet të japë llogari për miliardat që do të investohen në portin e Durrësit, nuk përgjigjet për këto. Fatkeqësia është që i ka rënë mikrofoni në dorë dhe mund të flasë sa të dojë. Por më mirë që u bë kështu që shqiptaret të kuptojnë se kush i drejton, një kryeministër nuk mund të flasë kështu. Një pjesë edhe e meritojnë, çdo popull ka në krye atë që meriton. Ndonjëherë ai i drejtohet dhe të vetëve, opozitës nuk ka ç’i bën, është e gjitha kundër tij. Shpeshherë ai tremb edhe të vetët, kur del ndonjë gjysmë disidenti, mundet që edhe ata brenda fillojnë të mendojnë për pak më shumë liri dhe dinjitet”, tha Shehi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026