‘Qeveria s’po mbron shqiptarët’, Tabaku: Çmimi i energjisë i njëjtë me 1 vit më parë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se qeveria nuk po mbron shqiptarët, në lidhje me çmimin e energjisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Tabaku nënvizoi se aktualisht, çmimi i energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare është i njëjtë me një vit më parë.
Sipas saj, në 9 vite, qeveria dështoi dhe nuk pati strategji që vendi të kishte burime të tjera energjie.
“Çmimi në të gjitha tregjet ndërkombëtare sot, është aq sa ishte një vit më parë. Qeveria nuk po bën asgjë si rezultat i luftës. Qeveria shqiptare është duke blerë energji elektrike siç po blente vitin e kaluar.
Megjithëse kanë shkuar 500 milionë euro për blerje energjie, sot ndodhemi në këtë situatë, janë të gjitha vendime të qeverisë, nuk ka asfgjë për të qenë shpëtimtarë. Qeveria ka dështuar që në 9 vite të prezantonte një strategji që ne të kishim edhe burime të tjera energjie”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet