‘Shqipja s’ka një fjalor të plotë’, Rama ngre shqetësimin në kongres
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama apeloi sot për një punë më të madhe për një fjalor të plotë të gjuhës shqipe.
Rama ngriti shqetësimin se ende nuk kemi një fjalor të plotë të gjuhës shqipe.
“Albanologu i famshëm Robert Elsie thoshte ‘Mua më vjen shumë keq që kur lexoj në shqip dhe nuk e kuptoj një fjalë, nuk e gjej dot në një fjalor’. Fjalori i shqipes zyrtare është vetëm gjysma e shqipes së vërtetë. Unë shpresoj që ne do t’ia dalim të kemi një fjalor të ri. Edhe një histori të shqiptarëve, dhe pastaj edhe një enciklopedi që edhe për këtë ka filluar puna”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën Jubilare të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit.
Kreu i qeverisë nënvioi se në fakt gjuha e njësuar është e rrezikuar sot për shkak të mungesës së personaliteteve, që sipas tij nuk kanë të krahasuar me ato të 5 dekadave më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti