Jupi e Baze kundër rikthimit të basteve: Vendim skandaloz e absurd

10 Nëntor 2022 | 14:27

Ish-futbollisti Redi Jupi dhe gazetari Fatjon Baze janë shprehur kundër rikthimit të basteve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Jupi e ka konsideruar si çmenduri rikthimin e basteve duke shtuar se do donte të mbronte shtresat e varfra.

Ai tha që nuk dëshiron që paratë e basteve të futen në futboll.

“Të them unë që bastet duhen rikthyer kjo është çmenduri nga ana ime, e para sepse ne jemi në një pikë të caktuar të revulucionit të futbollit tonë. Unë në radhë të mbroja moralin, do doja të mbroheshin këto shtresa të varfra edhe janë një pjesë e vogël që vendosin bastet nga këta. Mua më intereson shtresa në nevojë.  Unë nuk i dua paratë për futbollin nga bastet. Ne jemi i vetmi vend në botë në të cilën ku trokohet një ndeshje janë dakord të gjithë, pra janë dakord të gjitha palët”- tha Jupi.

Nga ana tjetër Fatjon Baze e ka konsideruar skandaloz rikthimin e basteve.

“Bastet si legalisht dhe ilegalisht kanë funksionuar. Është skandaloze që rikthimi i basteve kërkohet nga Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit. Të kërkojë rikthimin e basteve , kjo është skandaloze. Më duket absurde që kjo të ndodh në Shqipëri.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024